Në Pallatin “Serbija” u mbajt një takim i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Vuçiq informoi shtypin se pas një ore do të vendoset nëse serbët do të merrnin pjesë në zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës.
Në konferencën për shtyp, Aleksandar Vuçiq i njoftoi gazetarët se takimi po konsideron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet për komunat në veri të Kosovës, njoftuar nga autoritetet e Prishtinës më 19 maj, transmeton zeri.info
Ai vuri në dukje se një fushatë e ashpër është duke u zhvilluar kundër Listës Serbe dhe se ai u tha serbëve të mos lejojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në veri të Kosovës me 0.1% të votave, por që ata duhet të vendosin nëse do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai konfirmoi se me kryeministren Ana Brnabiq më 29 prill do të shkojnë në Berlin për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron.
Në takim do të jenë prezent dhe udhëheqësit shqiptarë.