Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë një vizitë personelit rus të UNMIK-ut, i cili thuhet se është plagosur në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Një vizitë të tillë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, presidenti Vuçiq e ka bërë në Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë re se rusi Mikhail Krasnoshchenkov ishte goditur në fytyrë dhe njëjtë janë goditur të gjithë njerëzit që i kundërshtuan.
Vuçiq theksoi gjatë bisedës se Krasnoshchenkov flet shumë mirë gjuhën serbe, i cili ka shpjeguar se për 20 vjet është në Ballkan dhe kishte një mundësi të mirë për të mësuar atë.
Vuçiq shtoi se ai mori informacione se Krasnoschek është goditur, duke i thënë: “Por ju keni duruar gjithçka”.