Vuçiqi bën një gjest të shëmtuar në Tiranë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë takimit të sotëm në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një veprim krejt të pahijshëm dhe të padenjë për një lider shteti.

Në nisje të samitit të Brdo-Brijunit, Vuçiç ka refuzuar foton e përbashkët që mikpritësit e realizuan me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit.

Në momentin kur hyri në samit, Kreu i Shtetit serb takoi presidentin e vendit Ilir Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n, mikpritës të samitit të Brdo-Brijunit ndërsa ka refuzuar foton e përbashkët.

Gjatë samitit, Vuçiç akuzoi shqiptarët për provokim pas dakordësisë së Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për “krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”.

Ndërkohë kujtojmë se sa i takon shtrëngimit të duarve me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Vuçiç është shprehur se nuk kishte asgjë zyrtare.

“Isha duke u marrë me të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe me Thaçin, por nuk ishte një shtrëngim duarsh zyrtar”, ka shpjeguar ai, duke pranuar se ai shtrëngim duarsh ishte i ftohtë.

Të ngjashme