Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thënë sot se Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa në ditën e sotme, transmeton Koha.net.
Ai, bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiq janë takuar sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang.
Siç përcjell FoNet, dy zyrtarët e lartë të Beogradit e kanë lutur ambasadorin e Kinë që ta njoftojë udhëheqjen kineze për zhvillimet në Kosovë.
“Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën Veriore ka dëshmuar se forcat e KFOR-it , përkatësisht të NATO- s, qëllimisht kanë mashtruar opinionin e gjithëmbarshëm dhe tash të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në bashkëpunim me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Li Manchan ka thënë se Kina e kupton shkëlqyeshëm se çfarë po ndodh në Kosovë.
Po sot, Vuçiqi është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ndërsa më herë rreth Kosove kishte folur me përfaqësuesit e ushtrisë e të policisë.