Vuçiqi i ankohet sekretarit të NATO-s për vizitën e Thaçit në Ujman

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka përmendur edhe një herë vizitën e presidentit, Hashim Thaçi në Ujman, duke thënë se për një gjë të tillë ai ka folur edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Madje siç ka thënë Vuçiq, ai është konsultuar me Stoltenberg në momentet kur situata ishte shumë kritike, transmeton lajmi.net.

“Gjysma e atyre burokratëve po fshiheshin. Kam kontaktuar menjëherë me Jens Stoltenberg dhe kjo ka ndikuar shumë për qetësimin e situatës, ai nuk po fshihej”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Tutje, Vuçiq ka thënë se për praninë e Njësive Speciale në veri nuk ishin të informuara autoritetet serbe.

“Nëse EULEX-i dhe NATO e kanë ditur, askusht nga autoritetet serbe nuk ka qenë në dijeni për vizitën e Thaçit dhe Njësive Speciale”, ka thënë ai, duke shtuar se sipas tij prania  e forcave policore të armatosura në veri kërkon dhe aprovimin e NATO-s.

E megjithatë, këtyre deklaratave i është përgjigjur Stoltenberg i cili ka thënë se trupat e KFOR-it ishin në terren menjëherë pas marrjes së lajmit, mirëpo se nuk kanë parë operacione ushtarake apo arrestime të dikujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme