Në Beograd është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Serbe, të cilin e ka thirrur Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas aksionit të policisë në veri të Kosovës ku janë arrestuar policë dhe qytetarë.
Tanjug raporton se Vuçiq e paralajmëroi BE-në se Serbia do të reagojë nëse Rosu nuk tërhiqet nga veriu i Kosovës.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur strukturat e sigurisë.