Rreth një orë ka zgjatur akimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, Vuçiq tha se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë – Serbi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, raporton Gazeta Express.
“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi. Kjo vizitë, ashtu si vizita e javës së kaluar në Kosovë, po bëhet në kuadët të një tjetër përpjekjeje të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.
Disa automjete , ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.
Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ndërkaq një pjesë të veturave që po hyjnë nga Serbia në Kosovë nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme.
Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.