Në një shkrim autorial Radomir Dimiq serb nga Kosova që jeton në Serbi, pushtetin në Serbi e konsideron të lidhur me krimin e organizuar dhe ndërsa për popullin serb thotë se është në gjumë letargjik. Sipas tij, Serbia ka rreth 50 miliardë borxhe, e krenaria e Serbisë EPS (Elektro Privreda Srbije) dhe Telekom janë në prag të shitjes. Sipas Dimiqit, ekonomia serbe dikur ishte tigër ekonomik, tash ka mbettë një mi ekonomik. Vuçiqi dhe pushteti atje janë mjeshtër të propagandës. Serbia duhet ta harron kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë.
Shkas i këtij shkrimi ishin zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë të mbajtura më 17 Dhjetor 2023.
ZGJEDHJET NË SERBI 2023
Serbia, vendi më i varfër në Evropë, do të shkojë në zgjedhje më 17 dhjetor 2023. Në një kohë të përçarjeve më të mëdha, fjalëve të ashpra, pisllëqeve politike, tensioneve ndërpartiake dhe blasfemie ndaj popullit të saj, pluhurit në sy. Parulla e sektit SNS, të të Plotfuqishmit Vuçiq, d.m.th partia, sa cinike, thotë “Serbia nuk guxon të ndalet”, kurse Serbia jo vetëm që u ndal në rrafshin e brendshëm, por u rrëmbye pa autoritet edhe në skenën politike ndërkombëtare. Ajo ka kohë që po kalbet nga brenda dhe këtë e dinë të gjithë, por shteti e mbulon me mjeshtëri me propagandë vrastare dhe gënjeshtra, gënjejnë se Serbia është një tigër ekonomik, sepse në fakt është një mi ekonomik.
Gënjejnë se në Serbi ka nisur një epokë e artë falë Vuçiqit, derisa populli që e voton atë, beson ashtu. Vuçiq mburret në tubimet parazgjedhore në të gjithë Serbinë se nuk është jetuar kurrë më mirë, madje as në kohën e Titos. E vërteta është se qytetarët nuk kanë qenë kurrë më të varfër dhe plotësisht të çorientuar. Sistemi dhe makineria propagandistike e Vuçiqit arriti të krijojë një popullatë të preferuar dhe një shoqëri të hipnotizuar dhe indiferente të distopisë përmes manipulimit masiv dhe indoktrinimit kolektiv. Në njërën anë këmi njerëzve të shtypur, pensionistë që me atë pension nuk mund ta shtyejnë as 10 ditë, e nga ana tjetër, një ushtri madhështore, ushtri e nënshtetasve që po bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e diktatorit të tyre dhe manjatëve të tij që shesin dhe shkatërrojnë vendin. Serbia po zgjedh një parlament, por të gjithë zingjirët e fushatës, edhe pse nuk është në përputhje me ligjin vendas, mbahen nga Alanksandar Vuçiq, përmes mediave që janë pothuajse të gjitha nën kontrollin e tij. Nga ekonomia e dikurshme e denjë dhe relativisht stabile, mbetet vetëm një vend i vogël që nuk ka asgjë, përveç EPS-së dhe TELEKOM-it , të cilat së shpejti do të shiten, Serbia nuk ka asgjë të veten. Ka 50 miliardë dollarë borxh dhe gjithçka është në duart e të huajve apo biznesmenë të dyshimtë serbë dhe strukturave e karteleve kriminale. Kështu që Serbia u bë pronë e një njeriu, pikërisht të mbinjeriut Aleksandar Vuqiq apo zotit AVZEVS.
Pikërisht në një Serbi kaq anarkike ku është shkelur ligji dhe është përçmuar sistemi ligjor që serbët jetojnë dhe votojnë për një njeri të tillë, i cili për zgjedhjet u jep nga 190 euro pensionistëve, foshnjave dhe fëmijëve në shkollat e mesme….dhe kështu ndikon drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve që do të votojnë politikisht për partinë, dmth listën e tyre për parlament. Mijëra autobusë dhe sanduiçbërës janë mobilizuar prej ditësh nga e gjithë Serbia për të mbështetur liderin e tyre në mitingje, nga ku dërgon mesazhe dramatike dhe frikësuese se nëse partia e tij SNS nuk fiton, Serbia do të zhduket dhe populli do të përjetojë kataklizmë. Këto janë zgjedhjet parlamentare më dramatike deri tani, të jesh apo të mos jesh. Ndërsa fëmijët vriten në shkolla, shkelen fëmijët nëpër vendkalime për këmbësorë, mbytet gruaja në një kabinë pagese, vritet një politikan si Ivanoviq, një gazetari i është djegur shtëpia, dhe askush nuk përgjigjet, kjo qeveri nuk është pronare, por një klan dhe kjo nuk është shtet por kasap, për bluarjen e mishit të njeriut. Fëmijët serbë jetojnë dhe rriten në një Serbi kaq progresive të Vuçiqit. Shumë njerëz kanë humbur shpresën dhe optimizmin.
Ditët e zymta nuk kanë të mbaruar. Në fabrika dhe kompani të huaja njerëzit punojnë si skllevër, me paga të ulëta. Dhe në ato kompani shteti investoi para publike në formën e subvencioneve prej 10.000 euro për punëtor. Serbia mund të thuhet se është në një recesion, dhe ne kemi zhurmën zgjedhore dhe parakalimin nga tribuna dhe regjimet që dëgjohet duke rrjedhur qumësht me mjaltë. Dhe në fakt bëhet fjalë për një humnerë. Nëse SNS e Vuçiqit fiton tani, e kalitur me radikalizmin e Sheshelit dhe Nikoliqit, do të bëhet keq për popullin serb, kam frikë se nuk do të jetë e lehtë të dalësh nga kjo.
Por populli serb sikur nuk është zgjuar ende nga gjumi letargjik. Dhe sikur të jetë bllokuar gjithë e keqja që kanë bërë radikalët.Sikur i ka tradhtuar kujtesa se po ato hundë radikale që zgjodhën e drejtuan një politikë agresive ndaj fqinjëve të tyre. Kjo është ideologjia politike e Sheshelit që Serbia duhet të jetë në kufi me Karlobagun, Ogulinën, Karlovacin dhe Viroviticen. Pra, luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Prandaj, më 17 dhjetor, populli serb zgjedh mes të keqes së shndërruar në qengj evropian dhe opsioneve që nuk duan të ndërtojnë një botë të re serbe dhe të përhapin tensione në rajon, të mbajnë të ngrirë konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bëjnë provokime dhe të shkaktojnë konflikte në Kosovë dhe gjakderdhje. A ka për të gjitha këto shkëndija shprese.
Ka, nëse zgjohet populli, nëse duan të shkojnë në rrugën evropiane dhe të mos kthehen në të kaluarën dhe mitin për Kosovën, për një lloj kthimi të ushtrisë serbe atje, nëse nuk ndodh dhe hienat e Vuçiqit të fitojnë, Serbia nuk do të jetë në perëndim por në mbretërinë e Putinit dhe kthetrat financiare kineze, të cilat të rinjtë pro-evropianë dhe qytetarët nuk aspirojnë dhe nuk duan. 17 dhjetori është dita e së vërtetës dhe e shpëtimit serb. Serbia të kthehet në rrugën normale, Serbia të bëhet sërish mike me kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.
Për të zgjidhur përfundimisht disa gjëra dhe për të bërë një hap historik drejt pajtimit me fqinjët e grindur. Dhe udhëtimi më i gjatë prej 12000 milje fillon me hapin e parë, tha Mao Ce Tsung kur shkoi në Shangai. Serbia e re ka nevojë për një kokë të ftohtë dhe një mendje të pastër. Kanë kaluar 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, një dekadë e gjysmë që nga 17 shkurti 2008 e deri më sot, prej atëherë e deri më sot Serbia pothuajse nuk ekziston në Kosovë, sepse gjithçka është neutralizuar bashkë me të gjitha funksionet e saj. Nuk ka më sovranitet ligjor, dhe atdheu im është Kosova dhe unë jam shtetas i saj, pra një kosovar sovran, këtë po e theksoj vërtet që serbët e Kosovës ta kuptojnë realitetin, dhe se është gabim të votosh dhe të mbështesësh politikën dhe entitete që i gënjejnë ata gjatë gjithë këtyre viteve, Kosova është atdheu i serbëve të Kosovës, e pse do të votoni për Vuçiqin, sidomos kur nuk janë qytetarë të Kosovës. Duhet të kuptojmë dhe të pranojmë se qeveria jonë është në Prishtinë dhe duhet të votojmë parlamentin, qeverinë dhe presidentin e Kosovës, këto janë zgjedhjet tona, serbët në Kosovë për njëzet vjet nuk kanë paguar çdo detyrim apo faturë, dhe prandaj duhet t’u jemi mirënjohës autoriteteve tona kosovare dhe jo shtetit serb, i cili do t’i ngarkonte për gjithçka sikur për qytetarët e tij në Serbi. Por nuk mund t’i keni të gjitha ato privilegje, e për shembull, të mos i njohim institucionet, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.
Plani evropian është i mirë për serbët e Kosovës dhe ata, si të gjithë qytetarët, duhet ta pranojnë atë. Të njëjtën gjë pres edhe nga Serbia pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush e ka shumicën në parlamentin serb, PLANI MAKRON-SCHOLZ NUK DO TË VONOHET AS TË TOLEROHET MË. Sepse është plan për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.Vuçiq dhe asnjë kryeministër tjetër i ri nuk do të mund t’iu shmanget më të gjitha këtyre detyrimeve dhe marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga Daçiq dhe Thaçi.
Më në fund do të vijë momenti kur çdo nënshkrim do të bëhet publik dhe asgjë nuk do të mund t’u fshihet njerëzve të vet, siç është dokumenti i Ohrit, që është detyrimi për të njohur de facto Kosovën. Këtë kryeministri Kurti e di shumë mirë, por ai nuk ia thotë opinionit. Dhe sigurisht që kjo do të dalë shumë shpejt. Për sjelljet dhe qëndrimet hipokrite ndaj politikës së qeverisë së Kosovës janë përgjegjës edhe ministrat serbë në të gjitha qeveritë e Kosovës. Nuk mund të jeni pjesë e kësaj Qeverie pa e mbështetur politikën e saj, janë të obliguar të zbatojnë ligjet dhe të respektojnë Kushtetutën e Kosovës, gjë që nuk ka qenë deri më tani. Shembulli më i mirë i një qëndrimi të tillë të papërgjegjshëm dhe ambivalent është lista serbe, e cila ka punuar më shumë në zbatimin e politikave të Beogradit për të penguar punën dhe politikat e qeverisë së Kosovës.
Nuk kam dëgjuar asnjëherë që një ministër serb ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës, apo të ketë përkrahur kërkesën e Albin Kurtit për pranim në Kombet e Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare. Ndryshe, zgjedhjet serbe nga viti 1993 deri në vitin 2023 nuk sollën asgjë të re. Të njëjtët njerëz dhe të njëjtat parti janë në pushtet, dhe Serbia është akoma më shumë në Moskë sesa në Perëndim. Ndonjëherë më duket se Aleksndar Vuqiq sillet si guvernatori i Rusisë për Ballkanin dhe kandidon për anëtarësim në BE. Vetëm këto ditë kemi qenë dëshmitarë të tubimeve të partive të ndryshme të djathta dhe SRN-së së Sheselit, që lavdëron “nënën” Rusië dhe lidhjet e saj të ngushta me të. Unë sinqerisht shpresoj që këto zgjedhje të hedhin në skenën politike një ndërgjegje të re shoqërore dhe forcat që mund ta bëjnë atë një kthesë në politikë që do të largojë keqkuptimet e vjetra si dhe mendimin utopik se Kosova është zemra e Serbisë.
Si president i Kosovës multietnike, sinqerisht do të mbështes iniciativat e mira që do të synojnë të çmitizojnë pretendimin se Kosova është serbe. Periudha paszgjedhore do të tregojë nëse dhe sa janë pjekur politikisht që të mos e rëndojnë më veten me Kosovën, e cila tashmë është një histori e përfunduar. Është mirë që Serbia ta mbështesë Kosovën apo të mos e pengojë Kosovën kur të aplikojë për anëtarësim në OKB, sepse kjo është në interes të perspektivës evropiane të Serbisë dhe qytetarëve të saj. Për të zgjidhur këtë nyjë gordiane, e cila tashmë është shumë telashe për të dyja palët dhe rëndon marrëdhënien, pritet dialog dhe zgjidhje të arsyeshme për AKS-në në veri të Kosovës për serbët e Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës.
Kjo do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe qetësimin e një situate që shpeshherë përshkallëzohet në konflikte të rrezikshme mes qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese. Unë sinqerisht pres që Banjska, terrorizmi dhe gjakderdhja të mos përsëriten më. Pres paqe dhe dua ta shoh atë tym të bardhë shprese nga Serbia që do të jetë një frymë dhe realizëm i ri, dhe që si Kosova, ashtu edhe Serbia të përparojnë në Bashkimin Evropian, pa vënë pistona në rrotat e ardhmërisë. Albin Kurti dhe Aleksandar Vuqiq, përgjegjësia për fatin e të dy popujve është eksluzivisht e juaja. Urrejtja duhet të ndalet sepse gjeneratat e reja këtë duan më së shumti.