Vuçiqi pret shtim të presionit ndaj Serbisë nga administrata Biden për Kosovën

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat që u thanë në konferencën dëgjimore të Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, ku morën pjesë ish-diplomatë amerikanë dhe ekspertë të çështjes së Ballkanit.

E përbashkëta e të gjithë pjesëmarrësve ishte se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim, por Vuçiq më shumë “është kapur” për deklaratën e kongresisit Eliot Engel, i cili tha se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkim Evropian pa pranuar pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqi të mërkurën për mediat serbe tha se pret që të shtohet presioni në ditët e javët në vazhdim, kur edhe do të vijë administrata e re e SHBA-së në krye me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

“Po shihet se kam pasur të drejt kur para dy javësh kam folur për këtë. Ne duhet të kemi kujdes pasi bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm. Unë shpresoj që administrata amerikane të ketë një qasje tjetër nga ajo çfarë u tha të martën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka shfrytëzuar këtë edhe për të sulmuar opozitën e pakët që ka në Serbi.

“Ajo që më pengon, nuk mund të them se më brengos, është se në Serbi po mendojnë që kjo është e drejtuar kundër meje. Në fakt, është kundër çdonjërit në Serbi”, ka thënë Vuçiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme