Mbledhja e këshillit për Siguri Kombëtar e ftuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të mbahet sot në orën 8.
Presidenti serb e ka ftuar këtë mbledhje për shkak të situatës në Kosovë. Sipas mediave të Serbisë në mbledhje do të bisedohet se si do të mbrohen interesat dhe populli në Kosovë.
Dje gjatë ditës, Vuçiqi u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka thënë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.
Sipas një njoftimi të kabinetit të presidentit, e që transmetohet nga mediat në Serbi, Vuçiqi në orën 12:00 do të takohet edhe me patriarkun e Kishës serbe, Irinej.