Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bukuresht ka thënë fjalë shumë të rënda dhe fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai, pas takimit me kryeministrat e Rumanisë, Bullgarisë e Greqisë, ka folur për deklaratën e Haradinajt se “Vuçiqi po i nxit serbët e Kosovës t’i braktisin institucionet kosovare”.
“Haradinaj po thotë se po nxis krizë për shkak se po ftoj serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës, se tashmë kam shkaktuar krizën me propozimin për ndarje… Që t’iu them sinqerisht, përgjigja më e lehtë do të ishte të them, sikur të guxoja të them, e nuk guxoj – shko more e shërohu… Dhe meqë jam njeri i kulturuar, dhe këtë nuk mund ta them, atëherë po them se ai, nga dita në ditë, po përsërit të pavërteta, ndoshta për shkak të zhgënjimit që nuk më ka rrëzuar ende, e ka premtuar se këtë do ta bënte që nga 18 dhjetori. Duket se diçka ka ndryshuar dhe se diçka s’i ka shkuar përdore. Kurrë nuk kam kërkuar nga serbët të braktisin ndonjë gjë, përkundrazi i kam lutur ata që ta na japin kohë edhe disa muaj që të mund t’i dëgjojmë idetë tyre për braktisjen apo jo të disa institucioneve”, citon N1 të ketë thënë Vuçiqi.