Edhe pse qytetarët para Kuvendit të Serbisë i priste një transparent “Beogradi është me Vuçiqin”, anëtarë të grupit parlamentar “Për shpëtimin e Serbisë – Serbia e Re”, Sanda Rashkoviq Iviq dhe Dijana Vukomanoviq hynë në ndërtesën e Kuvendit serb me mbishkrimet “Nuk është presidenti im”.
Në seancën e betimit të presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq, atyre iu bashkuan edhe deputetë tjerë, si Gjorgje Vukadinoviq dhe Ljubisha Ristiq me të njëjtin mesazh”, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Nuk është presidenti im”, “Nuk dua tradhtar për president”, “Marrëveshja e Brukselit është tradhti”, “Hajni nuk urohet për vjedhje”, “E ke shitur Kosovën”, etj, ishin disa nga mesazhet që u shpalosen para Vuçiqit derisa ai fliste si president.
E Vuçiq ndaj tyre reagoi duke ua dërguar një puthje.