Vuçiqit i shkojnë për vizitë një delegacion amerikan me 25 kompani

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me delegacionin ekonomik të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në delegacionin amerikan do të jenë të pranishëm përfaqësues të rreth 25 kompanive dhe do të jetë edhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane në rajon pas më shumë se 20 vitesh, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Serbisë.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Të ngjashme