Ish ministri i Punëve të Jashme i Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook i ka reaguar ashpër Aleksandër Vulinit i cili gjatë xhirimeve të një filmi për masakrën e Reçakut që po e bënë RTS, ai e quan falsifikim dhe rrenë masakrën ndaj shqiptarëve.
Pacolli ka shkruar se Vulin nëpërmjet filmave propagandistik mundohet ta gënjej botën.
“E lexova nje deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nepermjet filmave propagandistik mundohet te gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e Nato-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa. Si një nga ata që ka njohuri të madhe për ate se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Recakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqt dhe bashkëpuntorët e mi, në prezentimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit kriminel. Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Walker dhe bota e civilizuar janë deshmitarët e së vërtetës!
Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara! “, ka shkruar Pacolli.