Vulin: Vetëm Serbia dëshiron t’i gjejë vrasësit e Ivanoviqit

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 10:51 | Nga

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se refuzimi i Prishtinës për të përfshirë autoritetet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit tregon se mosgatishmëria e Prishtinës për të gjetur vrasësit është e papranueshme dhe se vetëm Serbisë i intereson për këtë gjë.

“Është e qartë se mungon gatishmëria, ekziston frika e zgjidhjes, e vetmja që kujdeset është Serbia, vetëm duam të dimë se kush është vrasësi, se si do të dënohet dhe do të rivendosë paqen në rajon”, tha Vulin për TV Pink.

Lideri i Iniciativës Qytetare, SDP, Oliver ivanoviq u vra me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme