Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi nuk është lajm i mirë.
“Lirimi i Haradinajt madje edhe në liri të përkohshme nuk është lajm i mirë. Sidomos për familjet e viktimave të tij”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.
Ai shpreson që gjykata franceze ende ka fuqinë për të marrë vendime të paanshme duke u bazuar në provat e paraqitura nga ana e Serbisë.
“Nëse ligji është mbi politikën atëherë edhe drejtësia për viktimat e Haradinajt do të jetë e arritshme. Serbia nuk do të pushojë se luftuari”, është shprehur Vulin.