Një shpërthim vullkanik ndodhi të hënën në ishullin e Bardhë të Zelandës së Re.
Në kohën e shpërthimit në këtë destinacion popullor turistik, në krater kishte rreth 50 persona dhe deri më tani vdekja e tetë personave është konfirmuar, ndërsa të paktën 20 janë plagosur rëndë dhe dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.
Si kujtesë, katastrofa më e keqe vullkanike ndodhi në vitin 1902 në Martinique, një ishull në Antile në Detin e Karaibeve.
Për më pak se 60 sekonda qyteti më i madh në këtë ishull, St. Pier u shkatërrua dhe vetëm tre persona shpëtuan si pasojë e shpërthimit të vullkanit Mont Pelée.
Në ditët para katastrofës, vullkani lëshonte tym dhe gaze toksike, por ishte një dukuri relativisht e zakonshme për vendasit.
Askush nuk iku derisa një shtresë hiri mbuloi tërë qytetin. U bë mjaft e qartë se Mont Pelée ishte gati të “shpërthejë”.
Paniku filloi në qytet. Disa ishin duke vrapuar dhe të tjerët me gomarë po largoheshin nga qyteti.
Mediat lokale, zyrtarët e qytetit, vazhduan të siguronin banorët se ishte e sigurt të qëndronin në qytet. Më 8 maj, qytetarët madje kremtuan një festë fetare kur një re në formë kërpudhe u krijua, duke gëlltitur tërë qytetin në 1093 gradë Celsius. Njerëzit u dogjën në vend, në mënyrë që të mos ndjejnë një sekondë dhimbjeje. I gjithë ishulli ishte i mbuluar me një shtresë hiri të bardhë që duket se binte nga qielli.
Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Havivra Da Ifrile ishte në gjendje të futej në barkë dhe të strehohej në një shkëmb. Léon Compère-Léandre hodhi veten në oqeanin që po vlonte. Ai kishte djegie në të gjithë trupin e tij, por mbijetoi.
Personi i tretë që shpëtoi ishte krimineli Louis-Auguste Cyparis. Ai kaloi katër ditë në burg të vetmuar në një qytet të djegur, derisa mjedisi ishte ftohur sa duhet që shpëtimtarët të hynin brenda dhe ta nxirrnin. Askush tjetër nuk ishte aq me fat, transmeton express.
Të gjithë banorët e St. Pier u zhdukën brenda pak sekondave në katastrofën më të rëndë të shekullit 20.