Vushtrri, 7 ditë festë për mërgimtarët

Vushtrri | 23 Kor 2018 | 15:27 | Nga

Kanë filluar, të hënën, Ditët e Diasporës, në komunën e Vushtrrisë.

Nga sot e deri më 29 korrik, ky institucion lokal do të organizojë ngjarje të shumta, për nder të bashkatdhetarëve.

Gjatë këtyre ditëve, do të ketë ekspozita, filma, orë letrarë e muzikë, në Kalanë e qytetit, dhe aktivitete me karakter sportiv e argëtues, si streetball e pingpong, në sheshin kryesor të qytetit.

“Ditët e diasporës – Ju jeni pjesë e atdheut”, përmbyllen me një koncert të madh me valle, në Bajgorë.

Këto aktivitete janë bërë tradicionale, pasi komuna e Vushtrrisë ka disa vite që i organizon ato, gjatë verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme