Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar mbrëmë në Vushtrri një person, pasi që i njejti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Të njejtit iu është konfiskuar një armë me gaz dhe një karikator i zbrazët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë me gaz tipi ZORAKI-MOD cal.9 mm dhe një karikator të zbrazët. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.