Vushtrri: Gjuan me armë në dasmë, arrestohet

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar mbrëmë në Vushtrri një person, pasi që i njejti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Të njejtit iu është konfiskuar një armë me gaz dhe një karikator i zbrazët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë me gaz tipi ZORAKI-MOD cal.9 mm dhe një karikator të zbrazët. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme