Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Vushtrri të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.65mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Prelluzhë, Vushtrri 06.01.2024-18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishek të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Të ngjashme