Vushtrri, tre vjeçari bie nga kati i dytë i një objekti, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Një tre vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, pas ndihmës që ka marrë në Spitalin e Vushtrrisë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.

Zahiti theksoi se hetuesit policor po merren me rastin dhe me sqarimin e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.

Të ngjashme