Vushtrria nderon dëshmorin Xhevat Isufi – Liria s’është e plotë pa ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevat Isufin, në 24-vjetorin e rënies së tij. Të pranishëm ishin kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e ai i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, familjarë e ish-bashkëluftetarë të Xhevatit.

Aty u tha se me liria nuk është e plotë me mungesën e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Kreu i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se Kosova vazhdon të rëngojë nga padrejtësitë. Ai përmendi edhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Ishte një ngjarje e rëndë, një humbje e madhe jo vetëm për zonën e Shalës por edhe për gjithë ushtarët e UÇK-së. Xhevat Isufi, jetën dhe veprimtarinë e tij e kishte lidhur për atdheun. Sot e 24 vjet më pas, Kosova rëngon nga padrejtësitë që po i bëhen sepse sot kur me gjakun e dëshmorëve u çlirua atdheu dhe me ndihmen e aleateve, sot padrejtësisht po mbahen dhe po gjykohen në Hagë krerët e UÇK-së”, tha Idrizi.

Për mungesën e ish-krerëve të UÇK-së, foli edhe kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.

“Jemi këtu për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Xhevat Isufit por jo për herë të fundit, sepse emri dhe vepra e heroit do të vazhdojë të jetojë me lavdinë e tij e me lirinë e atdheut. Siç po shohet kontributi i atdheut nuk ka mbarim, vazhdon. Sot ende udhëheqësit e themeluesit e UÇK-së, vazhdojnë të përballen dhe të ballafaqohen me procese të padrejta”, tha Hamza, teksa shprehu besimin për pafajsinë e tyre.

E djali i dëshmorit Xhevat Isufi, Esati tha se rënia e babait të tij, ka qenë e rëndë për familjen e tij.

“Secila rënie në kohën e luftës ka qenë e rëndë për familjarë, mirëpo e ka mundur krenaria rënien e babait tim dhe nuk ka asgjë më të veçantë sesa flijimi për atdheun. Këtë rast edhe rënia e babait tim përveç që ka qenë e vështirë ka qenë edhe përjetim i rëndë por që na bën krenar me një prezencë sot e kësaj dite me një prezencë kaq të madhe”, tha ai.

Të ngjashme