Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, të martën (2 maj) do të mbahet Akademia përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes.
Në këtë akademi pritet të marrin pjesë struktura udhëheqëse të vendit,përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe shumë qytetarë të komunës së Vushtrrisë.
Më 2 maj të vitit 1999, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarë serbë 116 persona civil që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.
“Për çdo vit në Studime të Vushtrrisë më 2 maj mblidhen familjarë dhe përkujtojnë të dashurit e tyre që atë mbrëmje të kobshme gjetën vdekjen, vetëm pse ishin shqiptarë. Çetnikët atë natë pa kurrfarë ndërgjegje dhe dhimbje i vranë para syve të familjarëve 116 vetë, ku më ishin banorë të Studimes,Vushtrrisë dhe vendbanimeve të ndryshme të Kosovës”.