Vushtrria po shërohet nga Covid 19, nuk ka asnjë rast aktiv

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Vushtrria siç duket po shkon duke u shëruar nga infektimi me Covid 19. Në këtë qytet për momentin nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit atje tashmë janë shëruar. Detaje për gjendjen në Vushtrri ka dhënë gjatë një lidhjeje direkte drjetori i shëndetësisë Sylejman Mehilli.

“Situata në Vushtrri është shumë e mirë. Mrbëmë vonë na është konfirmuar ehde shërimi i rastit të fundit që ka qenë aktiv në komunën tonë. 23 raste nga 24 të prkeurit janë shëruar. Një pacient pra sic e dini ka ndërruar jetë. Gjendja është shumë e mirë. Nuk kemi madje as raste të reja që priten për t’i kryer testimet”, thotë ai.

Të ngjashme