Vushtrria s’gjen qetësi, dyshohet për 2 të vrarë

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Burime të “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet për dy persona të vrarë.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Të ngjashme