Vushtrria shënon Ditën e Dëshmorëve – Idrizi: Është obligim institucional që t’i nderojmë dëshmorët

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga kabineti i tij kanë bërë homazhe për nder të 1 Shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Homazhet fillimisht nisën nga lapidari i dëshmorëve, për të vazhduar edhe në disa memoriale të këtij qyteti. Në fund, homazhet përfunduan në varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc.

Nga aty, i pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se është obligim i tyre institucional që t’i nderojnë dëshmorët.

“Jemi këtu për t’i nderuar dëshmorët e kombit të komunës së Vushtrrisë, gjithashtu nderuam edhe dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore. Sot është një ditë krenarie për qytetarët e Vushtrrisë dhe gjithë kombin sepse një popull që ka dëshmorë e ka një ardhmëri të sigurt”.

“Ne si obligim duhet ta marrim, si institucione, që amaneti i dëshmorëve të shkojë në vend”, tha Idrizi.

Kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Vushtrri, Gëzim Zuqaku, tha se aktiviteti i tyre ka filluar qysh në mëngjes.

“Ne sot qysh herët kemi filluar për t’i nderuar dëshmorët e Komunës sonë, është një detyrë e jona morale që t’i nderojmë dëshmorët”, tha ai.

Të ngjashme