VV akuzon komunën: Projektin prej 200 milionë € e morri kompania e themeluar një ditë para konkursit

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 10:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie e ka akuzuar komunën e Prishtinës, konkretisht Ndërmarrjen Publike Banesore, që i ka dhënë projekt për ndërtimin e një objekti afarist-banesor një kompanie që është themeluar një ditë para hapjes së konkursit, raporton Ekonomia Online.

Kjo kompani ka në plan ndërtimin e një objekti, e që sipas Egzon Azemit, nga VV-ja po përfitojnë një grup i caktuar i individëve dhe disa kompani fiktive.

Ai tha se kompania përfituese është regjistruar në ARBK me 9 mars, një ditë pas shpallës së konkursit për të aplikuar për ndërtimin e këtij objekti.

Sipas tij, kjo kompania që do të përfitojë këtë projekt gjigand prej 200 milionë euro. Madje ai ka kërkuar nga Policia e Prokuroria që të hetojnë këtë rast siç e ka quajtur ai akt kriminal.

“Ndërmarrja Publike Banesore po vazhdon të jetë shënjestër e grupeve kriminale. Kompania po parashikon ndërtimin e një objekti me 70 mijë metra ndërtim mbi tokësorë dhe 30 mijë metra ndërtim nën tokësorë”.

“NPB do të përfitojë vetëm 30%, në kurriz të pronës publike po përfitojnë disa individë dhe disa kompani fiktive. Me 10 mars në faqen e NBP-së ka dal ftesë veç dy ditë aplikim. Kompania fituese është regjistrua me 9 mars kurse e ka fituar konkursin e shpallur me 10 mars”.

“Kjo është dëshmi për manipulim, kjo kompani që po hyjnë në një projekt gjigand prej 200 milionë euro u themelua veç një ditë përpara. Në këtë manipulim po kontribuojnë të gjitha partitë politike që po e pengojnë debatin për këtë projekt kriminal. Ftojë Policinë e Prokurorinë të fillojnë hetimet ndaj këtij akti kriminal”.

Përderisa Berat Lahu, ka kërkuar nga partitë përfaqësuese në Kuvendin Komunal që të sqarojnë a janë të përfshira në këtë rast dhe pse po e pengojnë debatin e ngritur nga VV-ja për këtë çështje.

“Ne duam të dimë nga partitë se përse po e bëjnë këtë bllokim dhe pse nuk po na lënë të debatojmë për këtë projekt, i cili është kriminal dhe të sqarojnë se a janë të përfshirë”.

“Ne kërkojmë nga prokuroria dhe policia të marrin masa dhe të ndalin dëmin ë po i shkaktohet komunës së Prishtinës”.

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) po planifikon që pas një periudhe të gjatë për më shumë se 30 vjet të fillojë ndërtimin e objekteve afariste-banesore, raporton Ekonomia Online.

Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, nga të hyrat momentale prej 1.2 milion euro pas ndërtimit të këtij objekti ato do të mbërrijnë në mbi 5 milionë euro.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/npb-ja-me-projekt-ndertimi-drejtuesit-thone-se-te-hyrat-do-te-rriten-nga-1-2-ne-mbi-5-milione-e/

Të ngjashme