“VV dënimin ndaj Ivanoviqit e shihte si poshtërim të drejtësisë, sot Kurti e lartëson atë”

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka fshirë nga arkivat një komunikatë që lidhej me dënimin e Oliver Ivanovic me 9 vite burg.

Nushi në postimin e tij në Facebook, ka thënë se në këtë komunikatë, VV-ja asokohe e konsideronte dënimin me 9 vite burg të Ivanovic e konsideronte si poshtërim për drejtësinë.

‘Kjo eshte komunikata e VV kur Oliver Ivanovic denohej me 9 vite burg per krime lufte. Kete komunikate e kane fshi prej arkives. Atehere kete denim e konsideronin poshterim per drejtesine, sot kryeministri kurti e larteson Oliver Ivanovicin me fjalet me te mira per te’’, ka thënë Nushi.

Përndryshe duhet të kujtojmë që, ky reagim i Nushit vjen pas postimit të djeshëm të kryeministrit Albin Kurti ku i cili thurte lavde për Ivanovic, në përvjetorin e vrasjes së tij.

Të ngjashme