VV e nis për në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se LVV ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të cilin e nxjerri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë për media tha se ekspertët duhet të flasin më me hollësi për përmbajtjen e lëndës.

“Se pari, besoj që përafërsisht në këta minuta është duke u dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lënda dhe besoj që ata që e dorëzojnë, dhe që janë ekspertë të fushës, do t’i japin hollësi për adresimin”, Kurti.

Gjithashtu i pyetur për deklaratat e sotme të Presidentes Osmani, Kurti u shpreh se përgjigja duhet të kërkohet nga ajo pasi nuk është përmendur si emër i përveçëm.

“Nëse zonja presidente nuk ka folur me emra, atëherë nuk e di pse ju ka shkuar mendja te unë. Domethënë, nëse flasim për përshtypje të përgjithshme, por nëse flasim për emra të përveçëm, nuk e di nëse jemi përmendur aty. Ju keni të drejtë, besoj që përgjigjen duhet ta merrni te ata që e kanë thënë, jo te hamendësimi se kush mund të jenë ata. Dhe krejt në fund, unë besoj që të papërgjegjshëm kanë qenë ata që kanë munguar”, tha ai.

Të ngjashme