VV-ja do të ketë 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka angazhuar 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues për ditën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Vetëvendosje ka thënë se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se në këtë drejtim do të kontribuojnë edhe vëzhguesit e huaj dhe mediat por edhe qytetarët.

“Një trupë e mire organizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme