Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për 30 vjetorin e themelimit të saj.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, VV ka shkruar se viti 1989 kur edhe u themelua LDK, ishte viti i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit.
“Burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën”, thuhet tutje në njoftim.
Ata thonë se shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm.
“Urime ditën e themelimit”, thuhet tutje në njoftim.