Është korruptu ditën kur ka vendosë me heqë dorë prej mendimit. Une e kam pa t’u ndodhe kjo gja. I kam pa njerëzit që m’i pranojshin argumentet e s’mujshin me m’kqyre n’sy. Krejt u pajtojshin me neve, veç llogaritë i kishin ba për veti.
Në kulmin e luftës kundër nesh, Kurti e pati shpallur “KONKURSIN”. Ky ishte konkursi i madh i servilosjes. “Vetëm tash e kuptova sa ekspertët i paska VV, i paskan fshehur nga unë”, thoshte. Me një fjalë, kush merr dorë, merr pushtet. Tash, kur kërkon servila, merr edhe hajna edhe servila. Edhe Nagipa…
VV është korruptu ditën kur ka heqë dorë prej ideve. Luftën për barazi e ka reduktu në gjueti shtrigash anti-korrupsion. Nuk ka rishpërndarje as rritje shërbimesh. Ka privatizim e taksim t’sheshtë.
Çka t’frymëzon te politika nese jo idetë? Kapitali simbolik si pushtet që jep mundësi më shitë çallëm; titulli i karrierës për CV; edhe paret me t’qellu qaty se tekefundit ti i meriton.