VV-ja i reagon Thaçit: I njëjti që shkonte në kafiteri, tash kërkon respektim të masave të IKShP-së

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një konferencë për media pas një takimi që ka pasur me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, me të cilin kanë diskutuar rreth dëmeve ekonomike dhe situatës me pandeminë COVID-19.

Në këtë konferencë kreu i shtetit ka drejtuar edhe kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurit, duke e quajtur shkelës të dyfishtë të Kushtetutës, uzurpator të institucioneve dhe gjithashtu ka thënë se “grupi i Kurtit”, duhet të japë përgjegjësi para drejtësisë për shkeljet që sipas tij i kanë bërë përgjatë qeverisjes.

E ndaj deklarimeve të Thaçit dhe thirrjes së këtij të fundit për respektimin e masave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, ka reaguar zëdhënësi i VV’së, Arlin Manxhuka.

Manxhuka ka thënë se Thaçi pasi bëri thirrje për mos respektim të masave të Qeverisë tashmë po bën thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHP’së, kur pandemia është drejt fundit.

Zëdhënësi i VV’së gjithashtu ka përmendur videon në të cilën shihet Thaçi në një restorant gjatë kohës së pandemisë dhe pamundësinë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Personi qe beri thirrje për mosbindje ndaj masave te Qeverise qe erdhën si rezultat i rekomandimeve te IKSHP-se dhe i njëjti qe frekuentonte kafiterite, dhe i njëjti qe shkeli këto rekomandimet te përkthyera ne rregulla kur doli ne Shqipëri, sot na foli se si duhet te respektohen rekomandimet e IKSHP-se, tash kur jemi ne përfundim te suksesshëm te pandemisë, ky qe dështoi te shpalle gjendje te jashtëzakonshme”, ka shkruar Manxhuka.

Personi qe beri thirrje per mosbindje ndaj masave te Qeverise qe erdhen si rezultat i rekomandimeve te IKSHP-se dhe i…

Gepostet von Arlind Manxhuka am Dienstag, 26. Mai 2020

Të ngjashme