VV-ja liston projektet e qeverisë, i quan madhore e milionëshe

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka listuar tetë projekte të Qeverisë Kurti të cilat i ka quajtur si të mëdha.

VV, përmes një postimi tha se krahas punës dhe drejtësisë, shtyllë tjetër e punës së qeverisë “janë projektet e mëdha në bashkërendim edhe me organizmat ndërkombëtarë në fushat prioritare për ekonominë e vendit”.

Si projektin më të madh të listuar nga subjekti politik në pushtet është Marrëveshja Kompakt me MCC-në për energjinë në vlerë 236.7 milionë dollarë, transmeton Klankosova.tv.

Projekt  tjetër milionësh, Vetëvendosje e ka listuar si punë të mirë të qeverisë edhe përkrahjen buxhetore në vlerë 50 milionë euro nga Banka Botërore dhe Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Më poshtë mund t’i gjeni projektet madhore, sipas VV-së:


Të ngjashme