Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Gjilan kanë zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit duke akuzuar atë se është duke treguar pasivitet në qeverisjen komunale, meqë sipas tyre ende nuk ka nuk ka funksionalizuar Drejtorinë e Inspektoratit, e cila është rithemeluar këtë vit e që, sipas tyre, ka ndikim të madh në jetën e qytetarëve të Gjilanit, meqë deri tani nuk ka kontrolle nga ana e komunës për ushqimin dhe kontrolle për aspekte të tjera.
Ata kanë kritikuar gjithashtu se kryetari i Komunës edhe më tej nuk ka finalizuar qeverisjen komunale duke bërë që drejtoritë të udhëhiqen me ushtrues të detyrës.