Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të ndryshohet Ligjit për Komunikimet Elektronik, raporton Ekonomia Online.
Mimoza Kusari-Lila, nga Grupi Parlamentar i VV-së, tha se shteti nuk ka mekanizma mbrojtës ligjor me të cilët mund të parandalohej blerja e aksioneve të IPKO-s nga Telekom Serbia.
Prandaj edhe sipas saj, duhet që të ndryshohet ligji në mënyrë që mos të rrezikohet siguria shtetërore. Ndryshimet në ligj ajo i k arsyetuar edhe sa i përket përbërjes së Bordit dhe mandatit.
“Arsyeja e ftesës së kësaj konference ka të bëjë më iniciativën e deputetëve të grupit të LVV-së grupit parlamentar të mbështetur gjithashtu edhe nga kryetarja e kuvendit znj.Vjosa Osmani për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për komunikimet elektronike”.
“Atë çfarë kemi paraparë ne me ndryshimet në kuadër të projektligjit ka të bëjë me situatën në të cilën është gjendur Kosova pas kërkesës së Telekomit të Serbisë për të blerë aksionet e IPKO, Telekomunikimit në Kosovë. Kemi vërejtur se nuk kemi pasur mekanizma mbrojtës si shtet mekanizma ligjor me të cilët mund të parandalojmë shitjen e aksioneve të një operatori i cili mbi të gjitha mund të rrezikoj edhe sigurinë nacionale të vendit”.
“Ajo çfarë është paraparë për me plotësim ndryshimet e projektligjit aktual për telekomunikimet elektronike përfshijnë krijimin e mekanizmave që mbrojnë sigurinë shtetërore dhe rendin publik sa i përket komunikimeve. Ajo çfarë është kërkuar të ndryshohet është se çfarëdo kërkese për licencim të ri apo rilicencim të një operatori aktual të cilit i ndryshoret pronësia mbi 10 për qind të ketë nevojë domosdoshmërish për rilicencim”.
“Çfarë gjithashtu parashihet në ndryshimin e ligjit është edhe struktura e bordit. Është mase një vit që struktura e Bordit të ARKEP-it është e pa ndryshuar pas largimit të kryesuesit të Bordit. Bordi aktual e ka pasur të pamundur të zgjedh kryesuesin në mungesë të mosdakordimit në mes tyre prandaj kemi shtuar afatet kohore me të cilat qeveria duhet brenda një afati prej 3 muajsh të plotësoj vendet e zbrazëta në kuadër të bordit të komunikimeve elektronike. Me atë të këtij ligji qeverisë dhe autoriteteve do të iu lejohet që të vendosin mekanizma shtesë mbrojtës dhe kontrollit mbi ndërmarrjet që bartin autorizimet për komunikimet elektronike të gjitha këto në funksion dhe në shërbim të sigurisë shtetërore dhe rendit publik”.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se ndryshimet e bëra në Projektligj synohet që t’i pamundësohet Telekom Serbisë ta blejë IPKO-n, raporton EO.
“Pra siç edhe tha edhe kolegia Kusari-Lila synimi i këtij projektligji është që në veçanti tani meqenëse e kemi rastin të krijohen mundësitë dhe mekanizmat shtesë që një kompani e cila mund të përbëjë edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe publike të mos bije në duart e Telekomit serb pra bëhet fjalë për IPKO-n të mos shitet të sigurohemi që s’do t’i shitet Telekomit serb”.
“Praktika të tilla të ngjashme tashmë kemi ne edhe në sektorët tjerë, bëhet fjalë për sektorët financiar ku është në diskrecionin e rregullatorit pra të vendosë a lejon bartjen e aksioneve a lejon pra bashkimin e dy kompanive apo më shumë apo edhe blerjen e një kompanie nga një kompani tjetër dhe në këtë mënyrë pra sektori i Telekomit ngjashëm me këtë projektligj do të rregullohet sikurse që është edhe sektori financiar që edhe në të ardhmen pra përveç rastit të veçantë tani që kemi edhe në ardhmen të krijohen mekanizma që e mbrojnë sigurinë publike dhe sigurinë kombëtare veçanërisht Telekomin”.