VV: Klani Pronto e shiti edhe statusin e veteranit

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 15:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në përgjimet e fundit tregohet se “Klani Pronto” ka manipuluar edhe me listat e veteranëve të UÇK–së . Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, në një konference për media, kërkoi dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Klani Pronto, për vota, e kanë shitur statusin e veteranit për pazare”, tha Kadaj-Bujupi, duke theksuar se “ky është një krim i organizuar nga udhëheqësit e shtetit dhe ata duhet të japin dorëheqje”.

“U dëshmua nga përgjimet se përveç manipulimet me tender, me punësime me parat publike me pensionist me të gjitha kategoritë. PDK dhe Klani Pronto edhe statusin e veteranit e kane vënë në shitje për interes të votave. Dëmet që po i shkaton ky plan Kosovës janë aq të mëdha sa që nuk mund të minimizohen me dorëheqjen e nje individi sepse as krimi në këtë rast nuk është individual por është i organizuar, i cili fillon nga krerët e shtetit”.

“Interesat e shtetit ata i lidhin me interesa te pushtetit te tyre . Prandaj ju ftoj që më një shtator të dalim shesheve të Prishtinës të mobilizohemi, sepse kjo do të jetë mënyra e vetme që ‘Klanin Printo’ ta ndalim dhe vendit t’i hapim perspektivë dhe horizonte të reja”, ka thënë ajo.

Hoxha: Shqetësuese që “Klani Pronto” kontrollon edhe Policinë

Anëtari i Kryesisë së vetëvendosjes Ylli Hoxha tha se përgjimet që u publikuan dje dëshmojnë edhe një fakt, sipas tij, “shqetësues që ‘Klani Pronto’ ka shtuar kontrollin edhe ndaj Policisë së Kosovës”.

Ai tha se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk mjafton por duhet mobilizim i qytetarëve që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të japin dorëheqje.

“Shumë lehte mund ta paramendojmë se si Grabovci dhe njerëzit që i punëson Grabovci në polici i përgjigjet atij duke i thënë se çka na thua t’i, ne do të bëjmë. Hierarkia është e qartë, kriminelët e ‘Klanit Pronto’ janë edhe kryetar Gjykatave edhe të Prokurorive, por edhe të Televizionit Publik. Mafiozët gjithmonë ushtrojnë më lehtë veprimtarinë kriminale kur kanë mbështetjen e Policisë”, tha Hoxha.”.

Hoxha tha se Klani Pronto e ka më lehtë të ushtrojë veprimtarinë e tyre, sepse sipas tij, kanë ndihmën e Policisë. Andaj siç tha ai, mobilizimi i fuqishëm qytetar duhet t’i ndalë ata dhe të japin dorëheqje.

“Kriminelët më lehtë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre kriminale me ndihmën e Policisë. Dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton, por mobilizimi i fuqishëm qytetar duhet të detyrojë Thaçin dhe Veselin të japin dorëheqje, ne nuk do të ndalemi deri sa të japin dorëheqje këta”, ka theksuar Hoxha.

Më 1 shtator, në ditën kur në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë masovike.

“1 shtatori është dita kur duhet rrëzuar ky klan mafioz”, deklaroi deputetja Kadaj-Bujupi, e cila para pak kohësh e braktisi Aleancën dhe iu bashkua VV-së.

 

Të ngjashme