Distanca mbi 3,5 kilometra nga shtëpia për në shkollë është bërë problem shqetësues për nxënësit dhe familjet e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë të Komunës së Shtërpcës.
Pavarësisht problemit të distancës dhe pengesave që po krijohen për nxënësit dhe familjet e tyre Komuna e Shtërpcës përkatësisht drejtoria e Arsimit nuk i ka marrë seriozisht asnjëherë kërkesat e këtyre dy fshatrave.
Lëvizja Vetëvendosje shpreh shqetësimin me situatën e krijuar dhe kërkon që Komuna të bëjë një zgjidhje për transportin e nxënësve për në Shkollë të këtyre dy fshatrave.
E drejta për shkollim është një e drejtë elementare që duhet të realizojnë edhe fëmijët e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë dhe të gjithë fëmijët tjerë pa dallim vendbanimin, etnien apo edhe dallimeve tjera.
Ne gjithashtu adresojmë kritika ndaj të gjithë atyre përfaqësuesve që janë pjesë e vendimmarrjes lokale që asnjë herë se kanë adresuar këtë problem deri më sot.
Ne si Lëvizje Vetëvendosje vlerësojmë se vetëm përmes barazisë dhe mundësive për të gjithë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë që jeton në harmoni më vlerat më të larta demokratike.