VV: Mjedrat e Svarqës po e “helmojnë” Ferizajn

Ferizaj | 16 Dhj 2016 | 16:46 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, se ka shpërndarë mjedra me kancer për fermerët e këtushëm.

Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate, thekson se kultivimi i mjedrës në komunën e Ferizajt është dashur të përcillet me ndihmë e përgjegjësi institucionale.

Komunikata e plotë:

Orientimi i fermerëve në kultivimin e mjedrës në Komunën e Ferizajt është orientim profitabil që është dashur të përcillet me ndihmës e përgjegjësi institucionale.

Por sikurse edhe në sferat tjera Kryetari Muharrem Svarqa ka dështuar të jetë në krah të qytetarëve të Ferizajt.

Pa përgjegjësia e Komunës së Ferizajt në shpërndarjen e mjedrave me kancer për 50 fermer ka rrezikuar seriozisht fondin e mjedrës në Komunën tonë.

Mjedrat e shpërndara për 50 fermer rezultuan me kancer dhe si të tilla shkaktojnë dëme të konsiderueshme në fondin e sipërfaqeve, në kohen që ju merr fermerëve, në besimin në këtë veprimtari por edhe në dëmtimin e buxhetit publikë për këto lloj subvencionesh.

Mjedrat që sillen kryesisht nga Serbia edhe në të kaluarën kanë rezultuar me sëmundje dhe kujdesi për to por edhe nga vendet tjera do të duhej të ishte i lartë. Lëvizja Vetëvendosje me kohë ka alarmuar se duhet bojkotuar produktet e Serbisë.

Mbjellja e mjedrave kërkon një investim të madh dhe në rast që këto fidanë qëllojnë me sëmundje atëherë edhe dëmet janë të pa llogaritshme.

Përveç dëmeve financiare që shkaktohen, ekzistojnë edhe mundësit e mëdha që sipërfaqja tokësore të infektohet dhe demet te jene edhe me të rënda për gjithë fondin e mjedrës së kultivuar. Nëse sistemi rrënjor i mjedrës është infektuar me tumor, atëherë përveç që bima shkatërrohet ajo lë pasoja edhe tek sipërfaqja e tokës. Toka do ta humbas vlerën prodhuese për disa vite, varësisht nga lloji i bakteries infektuese.

Ne përmes këtij reagimi kërkojmë llogari nga kryetari Sfarqa për demet që po ju shkakton fermerëve të Ferizajt dhe bujqësisë në përgjithësi. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi ligjore e politike për këtë dëme që ju është shkaktuar 50 fermerëve nga Qeverisja e dështuar e Muharrem Svarqës.

Të ngjashme