Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar numrat për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas shortit të hedhur nga KQZ, Vetëvendosje do të garojë me numrin 126.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, VV tregon se ky numër lidhet me dy simbolika:
-Çlirimin e Kosovës 12.6 dhe
– Datën e themelimit të Lëvizjes.