VV: PDK-ja s’mund të shfajësohet, kërkojmë hetim për rastin “Spitali”

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth aferës “Spitali”, raporton EkonomiaOnline.

Jusuf Ulaj kërkoi përgjegjësi nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe prokuroria që të vënë në dritë vendimet e vitit 2009 për ndërtimin e spitalit.

“Ne si VV në vazhdimësi që nga 2014 jemi anagazhua dhe kemi qenë kundër ndërtimit dhe funksionalizimit të spitalit privat brenda QKUK duke qenë të vetëdijshëm se një institucion i tillë është i panevojshëm, i kundërligjshëm dhe nuk e ka vendin aty Për shkak se ka vështirësuar ofrimin e shërbimeve”.

Sipas Vetëvendosjes, PDK-ja nuk mund të shfajësohet nga ky rast. Kërkoi nga krerët e shtetit të hetojnë rastin në tërësi, ku sipas tyre janë të involvuar ish-kryeministrat Agim Ceku dhe Hashim Thaçi.,

“Kompania që pat filluar të ndërtoj spitalin na pat ofruar dy vendime njëri i kuvendit komunal të Prishtinës ku i lejohet shfrytëzimi i tokës për ndërtimin e qendrës Fatmir Dalladakut e jo Ekrem Llukës. Vendimi ishte bazuar në mbledhjen e Qeverisë në të cilin shfuqizon vendimet e mëparshme të nënshkruar nga ish kryeministri Agim Ceku dhe të nënshkruara nga vet Hashim Thaçi. Ministri Ismaili u mundua të shfajësojë PDK dhe të vë fajin diku tjetër. Krahas fjalës së ministrit u publiku vendimet e mes tyre një i falsifikuar që përmban numër të njëjtë thirret në të njëjtën mbledhje të qeverisë por ka përmbajtje të kundërt, tha ai.

“Këtë skandal klasifikimi që del nga Zyra e Kryeministrit e shohim shumë shqetësuese dhe kërkojmë që Hashim Thaçi të tregojë se cili nga këto vendime është i saktë dhe cili i falsifikuar. Kërkojmë edhe nga kryeministri që të bëj publike transkriptën e vendimit të mbledhjes së Qeverisë të mbajtur në 25 qershor 2009. I bëjmë thirrje prokurorisë që të bëjë hetime urgjente dhe të mos zmbrapset rreth skandaleve të fajdeve ku përmenden edhe disa zyrtarë të PDK ndër ta kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Arben Vitia tha se ministri Ismaili duhet të japë përgjegjësi duke shtuar se ngritja e kësaj çështjeje nga ana e tij ditët e fundit është bërë vetëm për shkak të mbulimit të skandalit me fajde të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Ne e dimë se ky vullnet nuk ekziston dhe ky vullnet tash i minsitrit Ismaili është vetëm për të mbuluar skandalin e fundit të kryetarit të tij Kadri Veselit. Pse nuk u aktualizua kjo më herët. Askush nga qeveritarët e PDK nuk kërkoi diçka të tillë përkundrazi u siguroj që kjo aferë të fshihet dhe të heshtë. Ministri dhe kryetari sa më parë të veprojnë konform interesave publikë”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme