VV po e mendon kandidaturën e Veton Surroit për ministër të Jashtëm

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Partia e Albin Kurtit po e shqyrton mundësinë për ta bërë Veton Surroin ministër të Jashtëm.

Burime të Express brenda VV-së kanë thënë se publicisti dhe themeluesi i Grupit Koha, Veton Surroi, mund të bëhet shef i diplomacisë kosovare.

Surroi ka pasur një afërsi me Vetëvendosjen prej kur kishte dështuar ta kalonte pragun në garën elektorale të vitit 2007.

Madje, në zgjedhjet e fundit ka dalë hapur pro fitores së partive opozitare, VV’së e LDK’së, shkruan Gazeta Express.

Ish-gazetari ishte përmendur edhe për shef të diplomacisë shqiptare pasi Edi Rama kishte vendosur të emëronte dikë nga Kosova si kryediplomat. Kur kishte ndodhur bllokada më 2011, themeluesi i “Kohës Ditore” ishte përmendur edhe për Shef të Shtetit por këtë pozitë ishte rezervuar për Atifete Jahjagën.

Të ngjashme