Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ky subjekt politik ka thënë se qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit.
“Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje”.