VV: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja në Prishtinë e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 10:44 | Nga Adelina Sefaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, nuk janë të sigurt nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media të enjten, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të kësaj partie ka thënë se nuk do të bëhen pjesë e koalicionit me parti që e kanë shkatërruar Prishtinën.

“Shumica e drejtorëve janë prej LDK-së. Te ndërmarrjet publike s’ka ndonjë risi. Ato vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja e PDK-ja me nga katër secila. Si pasojë e kësaj mjegulle, Kuvendi Komunal është i bllokuar, nuk mbledhje dhe shumicë parlamentare. Kësisoj, kanë ngecur edhe zgjidhjet e problemeve. Nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja. Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së”, ka thënë ai.

Nora Kelmendi, asambliste e VV-së, ka ftuar të gjithë asamblistët të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së martës, në të cilën do të kërkohet shkarkim i kryesuesit të Kuvendit Komunal, pozitë që mbahet nga Pëllumb Bajqinovci i LDK-së.

Asamblisti tjetër i kësaj partia, Mirsad Vitija, ka akuzuar PDK-në se po përpiqet që me një këmbë të rri në pushtet e me një këmbë në opozitë.

“Ndërmarrjet publike vazhdojnë të udhëhiqen nga PDK-ja. Këta zyrtarë të PDK-së janë ende në këto pozita, vazhdojnë të punësojnë militantë nëpër këto ndërmarrje. Pse nuk po ua kërkojnë dorëheqjen e tyre”, ka thënë Vitija.

Të ngjashme