Wagneri regjistrohet si organizatë arsimore në Bjellorusi

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Grupi mercenar rus, Wagner, është regjistruar si organizatë arsimore në Bjellorusi.

Kjo bëhet e ditur në bazë të informacioneve të publikuara në Regjisrin Shtetëror të Personave Ligjor dhe Sipërmarrësve Individualë në Bjellorusi.

Sipas regjistrit, personi juridik me emrin “Wagner Group” është regjistruar më 3 gusht të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i Qarkut Osipovichi në fshatin Tsel të rrethit Osipovichi të rajonit Mogilev në Bjellorusi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në korrik u raportua se mercenarët e Wagnerit, bashkë me kreun e grupit, Yevgeny Prigozhin, kanë mbërritur në tokën bjelloruse, pas një rebelimi afatshkurtër në Rusi.

Të ngjashme