Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, ka kritikuar qasjen e Perëndimin në dialogun Kosovë – Serbi.
Ai k thënë se me këtë qasje vendet perëndimore po e pranojnë dialogu po dështon.
“Në fakt, i gjithë procesi, me këtë qasje që synon një hap të ndërmjetësim në vend të një hapi me marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në zbutjen e Beogradit, ishte i dënuar të dështonte që nga fillimi i tij në gusht të vitit të kaluar, fati i tij u vendos përfundimisht kur Borell në Ohër vendosi të deklarojë si sukses një dokument kryesisht bosh”, ka thënë Weber në një intervistë për gazetën Express.
Ai është shprehur pesimist se kjo qasje do të sjell ndonjë rezultat në dialog.
“Pra kur kjo iniciativë aktuale do të dështoj përfundimisht, s’do të ketë rezultat status-quo si më herët, por në fakt regres për veriun, statusin e serbëve të Kosovës në Kosovë dhe raportet në mes të komunitetit serb Kosovë me autoritetet në Prishtinë”, është shprehur ai.
Weber ka kritikuar edhe veprimet e njëanshme të Kosovës në veri të vendit.
Sipas tij, në këtë mënyrë Kosova mund ta integroi vetëm territorin, pa popullsi.
“Provimi i tij përmes veprimeve të njëanshme siç bën Prishtina aktualisht, të mbështetur nga një lloj narrative strikte (të rreme) të sundimit të ligjit, me ndihmën e policisë speciale, mund të çojë vetëm në integrimin e territorit – pa popullatë”, është shprehur eksperti gjerman.