Sot në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku tashme dihen edhe çiftet çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, apo si finale para finales.
Por ish- trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartpërmendura në finalen e Stambollit.
Sipas tij për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.
“Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka thënë Wenger.
Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin.