Sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner ka thënë se është krenar që po përmendet si përforcim i mundshëm i kampionit të Evropës, Liverpoolit.
Mirëpo, ai ka thënë se duhet të përmirësohet për të fituar të drejtën për të luajtur për “skuadrën më të mirë në botë”.
Werner 23-vjeçar shënoi golin e vetëm të ndeshjes për Liverpoolin të mërkurën mbrëma në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. AI ka arritur në shifrën e 26 golave për klubin në të gjitha garat këtë stinor.
Sport Bild ka raportuar javën e kaluar se Liverpooli, që ka në radhët e veta një treshe të fuqishme ofensive të përbërë nga Sadio Mane, Mohamed Salah e Roberto Firimo, po interesohet për transferimin e Wernerit në verë.
“Liverpooli është ekipi më i mirë në botë momentalisht dhe kur të lidhet emri me atë ekip natyrisht se të bën krenar. Por, e di se Liverpooli ka shumë lojtarë të mirë dhe duhet të përmirësohem e të mësoj shumë gjëra për të arritur në atë nivel”, ka thënë Werner për “Viasport”, transmeton Koha.net.
Werner po sahtu ka shtuar se Leipzigu ka shumë punë për të bërë që të kalojë Tottenhamin. Tottenhami stinorin e kaluar arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u ndal nga Liverpooli.
“Tottenhami ka skuadër shumë të mirë, e ka treguar vitin e kaluar edhe se ka mentalitet për t’u rikthyer”, ka deklaruar Werner.