West Ham ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Chelseas, në derbin londinez në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.
“Blutë” dominuan në shumicën e kohës mirëpo që rezultati përfundimtar doli të jetë 3:1 në të mirë të “Çekanëve”.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Nayef Aguerd kaloi West Hamin në epërsi me një gol pas një harkimi fantastik të Ward-Prowse.
Chelsea më pas nisi të këndellet duke barazuar rezultatin me anë të talentit Carney Chukwuemeka që realizoi një gol të mrekullueshëm (28’).
“Blutë” kishin rastin e artë për të kaluar në epërsi mirëpo që mesfushori Enzo Fernandez dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, West Ham krijoi një aksion të shpejtë me Michail Antonio që realizoi një supergol nga distanca (53’).
Pastaj nisen problemet për vendasit pasi Aguerd u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë.
Mirëpo West Ham arriti edhe ta vulosë fitoren me një gol të Lucas Paquetas nga pika e bardhë, penallti që e shkaktoi Moises Caicedo (90+6′) duke bërë një ndërhyrje brenda zonës.
Kësisoj, Chelsea mbetet ende pa fitore pas dy xhirove duke u renditur në pozitën e 14-të me vetëm një pikë, derisa West Ham zë vendin e gjashtë me katër sosh.
Në xhiron e radhës, Chelsea e pret Lutonin derisa West Ham i shkon Brightonit.